Paraqitet një tjetër rast i dyshuar me koronavirus në Spitalin Infektiv

Një tjetër rast i dyshuar me koronavirus është paraqitur para pak minutash në Spitalin Infektiv.

Një grua ishte paraqitur në një spital privat për të marrë mjekim dhe i është rekomanduar që të shkojë në Spitalin Infektiv për të bërë analizat e Covid-19.

51-vjeçarja nuk pranohet nga Spitali Infektiv sepse sipas tyre duhet të vinte me autoambulancë.

Pas refuzimit të personelit mjekësor gruaja është dërguar te urgjenca e infektivit në QSUT, shkruan ora news.

Mësohet se pacientja ka patur shqetësime që prej datës 9 mars.