Pas vendimit të UEFA-s, Barcelona pezullon edhe stërvitjen

Barcelona ka pezulluar stërvitjen e planifikuar për ditën e premte, pasi UEFA ka vendosur të shtyjë ndeshjet e Champions Leagues për javën e ardhshme.

Me të marrë këtë lajm, Barcelona ka vendosur të pezullojë stërvitjen e ditës së premte duke marrë masa që futbollistët të mos preken nga koronavirusi.

Lojtarët ishin mbledhur në qendrën stërvitore për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Napolit në Ligën e Kampionëve, por shtyrja e ndeshjeve ka bërë që planet të ndryshojnë, dhe lojtarët janë rikthyer në shtëpi te familjet e tyre.