Futbollisti i Chelseas preket nga Koronavirusi, shokët e skuadrës futen në karantinë!

Pas testeve mjekësore, “ylli” i Chelseas, Callum Hudson-Odoi është infektuar me koronavirus.

19 vjeçarin është futbollisti i radhës që preket nga virusi më i përhapur në botë, që po fut në karantinë të gjithë.

Chelsea me anë të një njoftimi ka konfirmuar se Hudson Odoi është prekur nga koronavirusi, duke mbyllur një pjesë të qendrës stërvitore, e po ashtu duke dërguar në karantinë disa anëtarë të klubit që kanë pasur kontakte me futbollistin.

Ditën e premte në Premier League do të mbahet një takim urgjent ku pritet të pezullohet kampionati.

Me koronavirus tashmë është konfirmuar edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.