Mikel Arteta: Menaxheri i Arsenalit infektohet nga koronavirusi

Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka dalë i infektuar me koronavirus dhe loja e klubit kundër Brighton të shtunën u shty.

Ata e kanë mbyllur terrenin e tyre të stërvitjes dhe i gjithë personeli i klubit, që kishte kontakt së fundmi me Arteta, tani do të izolohet, njofton BBC.

Premier Liga do të zhvillojë një takim urgjent të klubit të premten për të diskutuar ndeshjet e ardhshme.

“Kjo është vërtet zhgënjyese”tha spanjolli Arteta, 37 vjeç. “Ünë e bëra analizën sepse  po ndihesha i dobët. Do të shkoj të punoj sa më shpejt që të më lejohet.”

Arsenali prej që një numër domethënës njerëzish do të vetizolohen, përfshirë edhe gjithë ekipin.