Spikerja tregon historinë e të atit mjek: Qëndroni në shtëpi, mos rrezikoni jetë njerëzish

Ditët e fundit Shqipëria po përballet me një situatë mjaft të vështirë, pas konfirmimit se në vendin tonë ka të prekur me Koronavirus. Pa dyshim, më të rrezikuarit mbeten mjekët dhe infermierët që janë në kontakt të përditshëm me të sëmurët dhe megjithatë nuk heqin dorë nga detyra e tyre. Kështu ka ndodhur edhe me babain e spikeres së “Vizion Plus”, Iva Kalemi, e cila ka ndarë me të gjithë historinë e të atit dhe një mesazh mjaft të rëndësishëm.

“Ky eshte babai im, Dr. Ibrahim Kalemi, 67 vjeç. Prej me shume se 40 vitesh sherben si mjek ne te mire te banoreve te qytetit dhe rrethinave te Rrogozhines.

Si shume bashkemoshatare, ne kete faze te jetes i jane shfaqur disa nga semundjet e moshes.

Kur degjuam konfirmimin e rasteve te para te koronavirusit ne Shqiperi, i kerkuam te terhiqet nga detyra. E dime, femijet jane egoiste per prinderit e tyre.

Sidoqofte, doktori nuk pranoi edhe pse eshte i vetedijshem qe rrezikon jeten e tij cdo dite. E ka vendosur te mos e shkele “Betimin e Hipokratit” dhe nese eshte e shkruar te ike prej ketij virusi (qofte larg per çdo shqiptar, jo vetem per babain tim) te pakten do te jete duke kryer detyren e tij, te cilen e do dhe ka sakrifikuar aq shume.

Si babai im ka qindra mjeke ne gjithe vendin qe po sakfrikojne jo vetem veten e tyre, por edhe te familjareve duke i sherbyer vendit.

Ndaj ne respekt te punes se tyre dhe te njeri-tjetrit me minimalja qe mund te bejme eshte te jemi te ndergjegjshem per situaten e ndjekim me perpikeri te gjitha rregullat e sugjeruara nga OBSH.

Ju lutem te sakrifkojme vetem per pak kohe qe neser t’i kthehemi jetes normale. #VeteIzolimiShpetonJeten #QendroNeShtepi #BejePerVeteDhePerTjetrin #BejePerJeten”, shkruan Kalemi në rrjetet e saj sociale. Të gjithë personazhet e njohur kanë thënë fjalën e tyre për të ndërgjegjësuar të gjithë shqiptarët se më e mira në këto ditë është të qëndrojnë në shtëpi e të kujdesen për më të dashurit.