Kim Kardashian e zbulon psikologen telepatike që e parashikoi koronavirusin

Kim Kardashian ka shpërndarë një pasus të psikologes së ndjerë Sylvia Browne e cila në disa pika e kishte parashikuar ardhjen e koronavirusit

Kim Kardashian ka treguar pjesë të librit në Twitter të mërkurën e ku ajo thotë se ajo kishte parashikuar koronavirusin.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka postuar një foto nga libri i vitit 2008, “End of Days”, të shkruar nga e ndjera Sylvvia Browne, një autore e cila kishte thënë se ishte edhe telepatike.

Pasusi thotë se një “sëmundje që ngjason me pneumonia” do ta përfshijë tërë globin më 2020.

Kim ka shpërndarë një foto dhe ka rrethuar këtë pasazh në Twitter dhe e ka postuar atë në Story të Instagramit.

Browne kishte shkruar se sëmundja “do të shpërndahet në tërë globit, do të sulmoj mushkëritë dhe organet e frymëmarrjes duke i rezistuar tërë tretmanëve”. 

“Më shqetësuese se vetë sëmundja do të jetë fakti që ajo sikurse do të vjen papritur do të zhduket shpejt ashtu siç kishte arritur. Përsëri do të kthehet pas 10 viteve por mandej do të zhduket tërësisht”, ka shkruar ajo./Express