Berisha takon drejtorin ekzekutiv te Rrjetit Global te Biznesit të Diasporës/ 'Mirënjohje për ndihmën që i keni dhënë shqiptarëve

Ish-kryeministri Berisha është takuar me z. Naim Dedushi, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit Global të Biznesit të Diasporës Shqiptare, ku ndër temat e bisedës kanë qenë zhvillimet më të fundit në Shqipëri.
'Takim me zotin Naim Dedushi, Drejtor Ekzekutiv i  Rrjetit Global te Biznesit te Diaspores Shqiptare! 
Miq, dje prita ne nje takim zotin Naim Dedushi, Drejtor Ekzekutiv i  Rrjetit Global  te Biznesit te Diaspores Shqiptare, me te cilin diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet me te fundit ne Shqiperi por dhe ne boten shqiptare ne teresi.
Zoti Dedushi me njohu mua me veprimtarine e rendesishme te Rrjetit Global te Biznesit te Diaspores Shqiptare ne mbare boten. Perfitova nga rasti ti shpreh diaspores tone ne SHBA mirenjohjen me te thelle per rolin e saj, ndihmat konkrete te gjithanshme qe i ka dhene Kosoves, Shqiperise dhe çeshtjes kombetare ne teresi.
Takimi ishte i hapur miqesor. sb'