Kledi Kadiu i bën thirrje të gjithë shqiptarëve: Mos përsërisni gabimin e Italisë

Në një video-telefonatë në emisionin “Wake Up” Kledi Kadiu bëri një thirrje për të gjithë shqiptarët. Duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi për shkak të Koronavirusit, Kledi tha se duhet të tregojmë kujdes dhe mos përsërisim gabimin e Italisë.

Ai tha se gabimi i Italisë ishte fakti që nuk u mor shumë seriozisht situata dhe ky virus.  “Na dukej shumë larg Kina”, tha ai i cili e përsëriti shumë herë rëndësinë e të qëndruarit në shtëpi si masë kyçe për të parandaluar Koronavirusin.

Ai dhe familja e tij, e përbërë nga bashkëshortja e tij Charlotte dhe vajza Lea qëndrojnë të izoluar në shtëpi dhe duke qenë se shtëpinë e kanë afër me detin përfitojnë për të bërë vetëm një ecje të shkurtër gjatë ditës.