Shifrat/ Italia, shërohen 1258 pacientë, 189 viktima në 24 orët e fundit

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 1016, që do të thotë janë 189 viktima në 24 orët e fundit.

Gjatë konferencës për shtyp të bërë nga ministria e shëndetësisë u tha që janë 189 viktima më shumë se dje.

Gjithashtu të infektuar janë 12839, 2249 më shumë se dje.

Të shëruar janë gjithsej 1258, 213 më shumë se dje.