Lajthit Rama: Jeni me fat që më keni mua kryeministër

Ndërsa Shqipëria është në karantinë dhe në gjendje të rëndë emergjence, Edi Rama gjen kohë që të dalë në ekrane dhe të lëshojë edhe deklarata lajthitëse.

Duke folur në studion e ‘Opinion’, e duke mos ju përgjigjur pyetjeve të bëra nga gazetari Blendi Fevziu, Rama u shpreh se shqiptarët janë me fat që ai është kryeministër.

Në kontrast me kritikat e gjithanshme për masat e vonuara dhe mungesën e plotë të organizimit dhe logjistikës së shërbimeve shëndetësore për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi, Edi Rama na kujtoi të gjithëve sa jemi me fat që kemi atë kryeministër.