Rita Ora bën të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo, teksa largohet në shtëpia

Rita Ora dukej për mrekulli, ndërsa ishte nisur për në radio, në Londër.

Rita Ora ishte veshur me kostum prej lëkure, të mërkurën, kur po largohej nga shtëpia e saj në Londër, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

29-vjeçarja bëri të gjithë të kthejnë kokën nga ajo, derisa ishte nisur për t’u paraqitur në radio.

Autorja e hitit “Hot Right Now” kishte veshur xhaketë lëkure krem, të kombinuar me një palë pantallona të ngushtë me të njëjtën ngjyrë.

Ajo e kompletoi pamjen me një palë vathë ari, syze dielli si dhe çizme lëkure.

Së fundi, këngëtarja ishte shndërruar në një ‘luftëtare’ sci-fi seksi për xhirimet e klipit të ri, për këngën “How to be lonely”.

Me këngën e re, Rita ka thënë se po nis një kapitull të ri në karrierë, kurse idenë e bërjes muzikë e përshkroi si ‘çliruese’.

Rita Ora së fundi i ka dhënë fund romancës me Rafferty Law, 23 vjeç, me të cilin kishte xhiruar në “Oliver Twist”.