Zbulohet arsyeja pse PSG-ja u tall me Haalandin

Lojtarët e Paris Saint-Germainit u tallën me superyllin e Borussia Dortmundit, Erling Haalandin, pasi e eliminuan gjigantin gjerman nga Liga e Kampioneve.

Dy golat e shënuara nga Erling Haaland i dhënë Dortmundit avantazhin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve, para ndeshjes kthyese që u zhvillua pa tifozë në Francë.

Haaland është i njohur edhe për festimin e tij të zakonshëm, qëndrim në pozicion meditimi – dhe Neymari e imitoi sulmuesin në minutën e 26-të, duke festuar njësoj si norvegjezi pas golit të tij të parë.

Ky veprim u vlerësua i çuditshëm në rrjete sociale për shkak se në stadium nuk kishte tifozë, por gjërat u bënë edhe më të çuditshme pas përfundimit të ndeshjes, pasi festimin e Haalandit e imituan të gjithë lojtarët e PSG-së.

Megjithatë, pas ndeshjes u zbulua se ky veprim i skuadrës së PSG-së u shkaktua nga një postim i Haalandit në llogarinë e tij në Snapchat.

“Qyteti im, jo i juaji” kishte shkruar Haaland, mbi një fotografi ku ai e mbante veshur në bluzë të Dortmundit dhe e kishte ilustruar me fjalën “Paris”, duke e zëvendësuar A-në me Kullën Eiffel.