Koronavirusi zgjeron hartën: 23 të infektuar në pesë qytete të Shqipërisë

Zgjerohet harta e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Tiranës dhe Durrësit i shtohen dhe tre qytete të tjera: Elbasani, Lushnja dhe rrogozhina.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi në 12:00 se shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste
Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Rrogozhinë – 1 rast

Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë. Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi.