Pritet 'ngrirja' e kësteve të kredisë nga Banka e Shqipërisë

Pritet që Banka e Shqipërisë të vendosë "ngrirjen" e pagesave të kredive për tre muaj, si për individët dhe për subjektet private.  Megjithatë kjo nuk do të thotë se këstet do të falen, njofton Oranews.

Sipas Oranews, "vendimi është marrë në përshtatje me masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit me qëllim shmangien e radhëve në banka dhe për të eliminuar sa më shumë të jetë e mundur daljen e individëve nga banesat apo dhe shmangien e kontakteve të mundshme. 

Sa i përket modaliteteve që do të përdoren, Banka e Shqipërisë do të publikojë një vendim të plotë për të udhëzuar institucionet e nivelit të dytë se si do të duhet të veprojnë. Në periudhën e "ngrirjes" së pagesës së kredive nuk do të aplikohen gjobat mbi mospagesën.