Paniku nga koronavirusi, Ronaldo merr vendimin ekstrem: S’kthehem…

Cristiano Ronaldo ka vendosur që mos rikthehet në Torino te Juventusi, shkak I frikës së koronavirusit.

Gjithashtu klubi Italian ka konfirmuar se sulmuesi portugez do të qëndrojë në vendlindjen e tij, Madeira të Portugalisë pasi shoku i skuadrës Daniele Rugani është infektuar me koronavirus.

“Cristiano Ronaldo nuk është stërvitur dhe ai mbetet në Madeira duke pritur të qartësohet situata lidhur me emergjencën aktuale shëndetësore”, thuhet në deklaratën e Juventusit.

Lajmi bëhet i ditur pas konfirmimit të Juventusit se mbrojtësi Daniele Rugani dale pozitiv në testin për virusin COVID-19.

Ronaldo kishte udhëtuar në Madeira më 9 mars për herë të dytë brenda ditëve të fundit për ta vizituar nënën e tij, Dolores Aveiro, e cila pësoi goditje në tru.

Ylli i Juventusit kishte shkuar në shtëpi edhe për ta festuar ditëlindjen e motrës së tij. Ronaldos iu dha leja nga klubi italian të udhëtojë drejt Madeiras, ku ka qëndruar që tri ditë, kohë më e gjatë sesa që ishte pritur fillimisht.

Nëna e tij, sipas mediumeve italiane, është shëruar, por futbollisti do të qëndrojë në vendlindje bashkë me familjen e tij derisa të qetësohet situata në Itali.