Burrë e grua nga Saranda rezultojnë me koronavirus në Greqi

Evidentohen të sëmurët shqiptarë me CoVid19 në Greqi. Bëhet fjalë për një çift biznesmenësh me origjinë nga Saranda, banorë të ishullit Zakinthos.

Ata u evidentuan me virusin vdekjeprurës mbas një udhëtimi biznesi ne veri të Italisë. Sapo ata mbërritën në ishullin Zakinthos, ata paraqiten simptomat e sëmundjes dhe u izoluan në ambientet e banesës së tyre, njofton TCH.

Mjekët e spitalit rajonal të Zakinthos, thonë se gjendja e tyre klinike është mjaftë e mirë dhe për momentin po reagojnë normalisht ndaj barnave që po trajtohen.

Sapo u bë e ditur infektimi i tyre, autoritet e ishullit të Zakinthos urdhëruan dizifektimin dhe mbylljen e menjëhershme të restorantit shumë të frekuentuar që çifti ka në pronësi në qendër te ishullit Jonian dhe kalimin në karantinë edhe të 2 punonjësve të tjerë të restorantit, edhe ata me origjinë shqiptare. Deri tani, punonjësit nuk kanë shenja te virusit.

Në ishullin e Zakinthos janë evidentuar disa raste me Covid19, shkruan TCH, por për momentin nuk bëhet e ditur se kush është burimi i infektimit të banorëve. Zona e Zakinthos, Pirgos Ilias, Katakolos dhe Patras, janë vlerësuar si ndër më të prekurat nga Covid19.