Koronavirusi/ Çfarë është pandemia dhe përse përdoret ky term tani?

BBC

Shpërthimi i koronavirusit është etiketuar si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Është një term, të cilin kjo organizata nuk kishte pranuar ta përdorte më parë. Një pandemi është një sëmundje që përhapet mes njerëzve në shumë vende të botës në të njëjtën kohë.

Shefi i OBSH, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se po përdoret termi tani për shkak të shqetësimit të thellë për ‘nivelet alarmante të mosveprimit ndaj virusit’.

Çfarë është një pandemi?

Ky përshkrim përdoret për një sëmundje infektive, kur ne shohim përhapje domethënëse dhe të vazhdueshme nga njeriu te njeriu në shumë vende.

Hera e fundit që ka ndodhur një pandemi ishte në vitin 2009 me gripin e derrit, i cili mendohet se ka vrarë qindra-mijëra njerëz, sipas ekspertëve.

Pandemitë janë më të mundura nëse bëhet fjalë për një virus të ri, që është në gjendje të infektojë me lehtësi dhe mund të përhapet nga një person te tjetri në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme. Koronavirusi duket si i plotëson të gjitha këto. Pa asnjë vaksinë dhe pa trajtim që mund ta parandalojë, kufizimi i përhapjes së sëmundjes mbetet themelor.

Pse përdoret termi tani?

Në fund të shkurtit, dr. Tedros tha se teksa koronavirusi ka absolutisht potencial pandemik, por ai nuk është akoma aty për shkak se “ne nuk po dëshmojmë një përhapje të pakontrolluar globale”. Ajo që ndryshuar është numri i vendeve që po merren me rastet. Janë 118 mijë raste në 114 vende.

Ndryshimi i gjuhës nuk ndryshon asgjë në lidhje me sjelljen e virusit, por OBSH shpreson se do të ndryshojë mënyra se si vendet do e trajtojnë atë. Dr. Tedros tha: “Disa vende janë duke luftuar me një mungesë të kapaciteteve. Disa të tjera janë duke luftuar me mungesë burimesh. Disa vende janë duke luftuar me një mungesë të zgjidhjes”.

Ai tha se OBSH u kërkon të gjitha vendeve:

-të aktivizojnë dhe përshkallëzojnë mekanizmat e reagimit të emergjencës.

-të komunikojnë me njerëzit për rreziqet dhe se si mund të mbrohen.

-të gjejnë, izolojnë, testojnë dhe trajtojnë çdo rast me koronavirus dhe të gjurmojnë çdo kontakt.

“Ne nuk mund ta themi me zë të lartë mjaftueshëm, aq qartë sa duhet dhe aq shpesh sa duhet- të gjitha vendet mund të ndryshojnë rrjedhën e kësaj pandemie.