Dervishaj: Më shumë se 100 persona të identifikuar se kanë hyrë nga Italia

Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj ka deklaruar se nga kontrollet e policisë në terren në kuadër të masave të përforcuara për koronavirusin, janë identifikuar më shumë se 100 persona që janë kthyer nga Italia në vendin tonë në harkun kohor të 2 javëve.

I ftuar në studion e emisionit ‘Opinion’ në Tv Klan, Dervishaj konfirmoi se këta qytetarë janë evidentuar nga kontrollet në terren të policisë që prej orës 17:00 të së mërkurës.

‘Deri në këto momente, nga ora 17:00 dhe deri tani janë identifikuar mjaft persona që kanë ardhur nga Italia në periudhën 2-javore. Në Durrës, në Tiranë, në Fier, në Shkodër janë identifikuar persona nga këto kontrolle. Dhe është një numër që i kalon 100 persona. Durrësi, Tirana, Fieri, Shkodra dhe po t’i mbledhësh të gjitha janë 100 persona që kanë hyrë 2 javët e fundit nga Italia’, deklaroi Albert Dervishaj.

Forcat policore, së bashku me ato të ushtrisë, kanë dalë me kontrolle nëpër rrugë për të bërë të mundur reduktimin e lëvizjes së qytetarëve.