Vendet ku koronavirusi ende nuk ka mbërritur

Koronavirusi po merr përhapje të frikshme në gjithë botën. Deri më tani Shqipëria numëron 15 të prekur.

Rasti i parë u shënua sot në Turqi, që deri më tani i kishte bërë përshtypje gjithë botës për numrin të madh të popullsisë dhe afërsinë me Iranin, që është vendi i tretë për numrin e rasteve të infektuar me koronavirus.

Sipas Corriere.it, ka 3800 viktima, 111,000 të prekur në 105 shtete të botës. Ka ende shtete që deklarojnë se janë ‘Covid-19 Free’, që do të thotë nuk kanë virus apo të prekur.

Turkish Airlines ka ndërprerë të gjitha fluturimet dhe sistemi sanitar turk është më i strukturuar se i Iranit.

Pasagjeri francez, në një fluturim me Turkish, rezultoi pozitiv, për këtë arsye ditën e enjte i gjithë ekuipazhi u vendos në karantinë për 14 ditë.

Koreja e Veriut është shteti tjetër që ngelet i bardhë në hartën e vendeve të paprekura.

Groenlanda është një vend i paprekur, ndoshta kjo shpjegohet nga numri i vogël i popullatës, me 56,171, që do të thotë 0,027 banor për kilometër katror.

Rezultatin e vërtetë e vë në dyshim, sepse sistemi i tyre shëndetësor nuk është kaq i fortë.

Spitali Quinn Ingrid ka vetëm 156 shtretër dhe është më i madhi i gjithë vendit. Nuk regjistrohen raste në Yemen. Siria, është një vend i paprekur.