VIDEO/ Vëmendja te Koronavirusi, në Fier kërcet pistoleta

Teksa vëmendja e të gjithëve është te Koronavirusi dhe përhapja me shpejtësi e tij edhe në vendin tonë, në Fier rikthehen të shtënat me armë.

Sipas asaj që mëson Syri.net, në një prej rrugëve kryesore të qytetit, pak minuta më parë është plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një sherr mes dy personash ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 35-vjeçar.

I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin dhe ka nisur punën për ndalimin e tij. /A.R, Syri.net