FOTO/ Futbollisti del pozitiv me koronavirus, izolohet në karantinë!

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi duke prekur edhe futbollistët në Europë.

Së fundmi klubi gjerman Hannover 96 ka konfirmuar se pas testeve mjekësore mbrojtësi Timo Hubers ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan tabloidi britanik "The SUN", raporton SYRI.net.

23-vjeçari është futbollisti i fundit që u diagnostikua pasi lojtarët pa emër për anën e Irlandës Veriore Linfield dhe klubi italian Serie C Pianese njoftuan se vuanin nga sëmundja.

Kampionate të shumta janë pezulluar, për shkak të panikut të madh nga ky virus famëkeq. Megjithatë së fundmi është infektuar edhe mbrojtësi 23-vjeçar i Hannoverit.

Në njoftimin e klubit thuhet se lojtari do të hyjë në karantinë, teksa thuhet se ai nuk ka pasur kontakte me persona të tjera, që largon rrezikun se mund të jetë infektuar ndonjë futbollist tjetër.