FOTO/ Agjencia e modelingut fotografon gra me aftësi të kufizuara dhe sëmundje të dukshme

Gra me aftësi të kufizuara dhe sëmundje të dukshme janë fotografuar për një fushatë që përqafon bukurinë në të gjitha format e saj.

Agjencia e modelingut Zebedee bashkëpunoi me fotografen Shelley Richmond për të kapur subjektet unike, të cilat bien ndesh me standardet stereotipike të bukurisë.

10 gratë britanike u fotografuan nudo ose të mbuluara me çarçafë rozë satini.

Zebedee është e specializuar në përfaqësimin e grave me aftësi të kufizuara të dukshme dhe fushata për mediat.

Disa nga gratë e fotografuara janë Niamh, 20 vjeç, e cila vuan nga një sëmundje gjenetike që i shkakton rënien e flokëve, Gemma, 25 vjeç, që ka një sëmundje lëkure, Renee, 21 vjeç, e cila ecën në karrige me rrota, Kara, 21 vjeç, po ashtu në karrige me rrota, etj.