Soreca: BE, në kontakt me qeverinë shqiptare, gati për të mbështetur

"Bashkimi Evropian po punon në të gjitha drejtimet për të trajtuar shpërthimin e #COVID19, përfshirë koordinimin e veprimeve të shteteve anëtare dhe mobilizimin e ndihmës financiare.

Ne jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë shqiptare, të gatshëm për të mbështetur përpjekjet për një përgjigje të koordinuar," shkruajti në Twitter Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

BE dha një deklaratë dje në të cilën thuhet “se gjatë një videokonference të liderëve të BE për shpërthimin e COVID-19, Komisioni mori mandat për të rritur më tej reagimin ndaj përhapjes në të gjitha frontet dhe të koordinojë veprimet me shtetet anëtare.

Kriza me të cilën përballemi për shkak të virusit ka një dimension shumë domethënës njerëzor dhe një ndikim potencialisht të madhe ekonomik. Ndaj është thelbësore të veprohet me vendosmëri dhe kolektivisht, të frenojmë përhapjen e virusit dhe të ndihmojmë pacientët dhe kundër pasojave ekonomike.”