Koronavirusi, e verteta vret frikën, rrit vigjilencën, dhe ul shkallën e kontaminimit

Nga Orjola Pampuri/

Të heshtësh, të shohësh sehir, e të deformosh të vertetën, apo akoma me keq kur ajo thuhet qetësisht apo me zë të lartë, ta keqkuptosh me apo pa dashje me politizim, është në dëmin e të gjithë qytetarëve.

Përballë kesaj situate çdo sygjerim, është i vyer, edhe nëse nxjerr në pah mangësi apo neglizhencë nga ana e qeverisë. Mjerisht e pashpjegueshme për ata që të gjithë këtyre të vertetave mbi mangësitë për përballimin e situatës, i japin një qasje tjetër, atë të politizimit.

Të thuash të vertetën mbi atë që mungon, mbi atë që duhej të ishte bërë, e atë që duhet bërë është e domosdoshme për qytetarët. Ndaj nëse gjendesh përballë ekspertësh të cilët e deformojnë realitetin në kurriz të qytetarëve e të mos reagosh, nuk është e ndershme. Ndaj të mesohemi që zeri duhet të ngrihet përballe atyre që mashtrojnë e sidomos në një situatë të tillë.

Rasti i Italisë, ndër vendet me sistem shendetësor të shkelqyer, e cila gaboi duke neglizhuar dhe këtë e pranoi, duhet të na mesojë shumë, dhe që nuk reshti për asnjë moment duke informuar qytetarët më të vertetën, me qellim menaxhimin e frikës, panikut dhe mbi të gjitha situates. Disa ndër masat që duhet të jenë reale dhe me kushtet e duhura;

1.Spital i veçuar per trajtimin e këtyre pacientëve

2.Kite në spitalet rajonale për egzaminime të menjëhershme dhe mjete për t'i transportuar drejt laboratorëve.

3.Autoambulanca me aparate respiratore të gatshme për të transportuar pacientë nga e gjithë Shqipëria.

4.Masa mbrojtese urgjent për mjekët dhe infermierët dhe të gjithë stafit shendetësor.

Ky virus nuk është një grip, ndaj nuk duhet të trajtohet si i tillë. Nese të gjithë bashkë vendosim të qëndrojmë 2 javë pa frekuentuar mjedise publike, kryesisht të qëndrojmë në shtëpi, ne do ia dalim.

Zbatimi i masave higjenike dhe ruajtjes së distances, dhe marrja e informacionit të duhur do të na ndihmonte të vijonim me qetësi.

I gjithe ky apatizëm, qëndron tek keqinformimi, i cili nxit me pas dhe stresin e kur perballemi me situata më të agravuara, sigurisht dhe panikun. Që të mos përballemi me to duhet të përballemi me transparencë nga politikebëresit dhe informacion të vertetë nga specialistet. Ndaj e verteta për ndonjë dhemb, nuk pranohet, ndonjëherë kërkon të ngresh dhe zërin, por vlen shumë në këto momente për të gjithë ju qytetarë. Ndaj vijoni me qytetari të kuptoni e te ndani të vërtetat nga të genjeshtertat, qe nuk kanë vend në këto momente. Ndaj mirekuptoni ata që në këto momente kërkojne ndihmë, stafin mjekësor që kërkon me shumë masa, asnjeri prej nesh nuk është imun. Ndaj është detyrim të ngremë zerin, dhe qytetari të kuptojmë që nuk është politikë, por e vertetë që duhet thënë, për mireqenien shendetësore të të gjithëve ne.
Bashkë do ia dalim.