ZYRTARE: Anulohet super dueli Man City – Arsenal, shkaku i koronavirusit

Premier League ka vendosur që të anulohet ndeshja mes Manchester Cityt dhe Arsenalit e parashikuar për tu zhvilluar ditën e sotme.

Kjo ndeshje, është e fundit që shtyhet shkaku i përhapjes së madhe të koronavirusit.

Ky vendim u mor pasi u zbulua se stafi i Arsenalit kishte pasur kontakte me pronarin e Olympaicos, Evangelos Marinakis, i cili është diagnostikuar me koronavirus.

“Ndeshja e sotme në Premier League mes Manchester Cityt dhe Arsenalit është shtyrë si mas paraprake pas njoftimit të martën se Evangelos Marinakis është prekur nga koronavirusi”, thuhet në deklaratën e Premierligë.

13 ditë më parë, Olympiacos luajti në ‘Emirates Stadium’ kundër Arsenalit në Europa League, dhe disa anëtarë të skuadrës nga Londra, kanë pasur kontakte me Marinakis.