S’ka kohë për festë, Atalanta nxiton të kthehet në Itali pa u bllokuar fluturimet në Spanjë

Skuadra e Atalantës me të përfunduar ndeshjen kundër Valencias në “Mestalla”, duhet të niset menjëherë drejt aeroportit, për t’u rikthyer në Itali.

E gjitha kjo ka një arsye. Nga 11 marsi (pak më shumë se një orë pas përfundimit të kësaj ndeshjeje) do të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë spanjolle që ndalon udhëtimet mes Spanjës dhe Italisë, deri më 25 mars.

Atalanta arriti të kualifikohet në çerekfinalet e Championsit, por nuk ka kohë për festë, pasi situata për shkak të Koronavirusit e tillë është.

Ky vendim ka vënë në pikëpyetje edhe ndeshjet tjera të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës.

Këtë të enjte, Inter takohet me Getafen në “San Siro” dhe Sevilla në shtëpi pret Romën, në ndeshjet e Ligës së Evropës.

Javën tjetër, Barcelona zhvillon ndeshjen e kthimit kundër Napolit në Ligën e Kampionëve.

Mbetet të shihet se çfarë vendime do të merren në orët e ardhshme,