VIDEO/ Historike për Atalantën, për herë të parë në çerekfinalet e Championsit

Në “Estadio de Mestalla” u luajt pa praninë e tifozëve ndeshja e kthimit e 1/8-ave të finaleve të Champions League mes Valencias dhe Atalantës, shkruan Syri.net.

Italianët shkruajnë historinë, duke arritur të kualifikohen për herë të parë në çerekfinalet e Championsit.

Skuadra e drejtuar nga Gasperini i fitoi të dy sfidat me spanjollët, 4-1 në “San Siro” dhe 4-3 në “Mestalla”, duke arritur këtë kualifikim historik.

Të katër golat për zikaltrit në ndeshjen e sotme u shënuan nga Ilicic, ndërsa për Valencian realizuan Gameiro (dopjetë) dhe Torres.