Katër familjarë në panik: ‘Patëm kontakte me gruan me koronavirus, nuk na pranojnë në spital’

Në Spitalin Infektiv është paraqitur një familje prej 4 anëtarësh për të dhënë një kampion në lidhje me dyshimet që kanë për koronavirus.

Ata shprehen se kanë telefonuar prej disa ditësh numrin në dispozicion 127 por përgjigja ka qenë mospërfillëse.

Sipas faxneës, ata thonë se iu kanë komunikuar se do t’i vizitonin në shtëpi, ndërsa kjo nuk ka ndodhur.

Pas insistimit të tyre, ata janë futur në ambjentet e Spitalit Infektiv, ndërsa u është komunikuar nga mjekë duke iu thënë se nuk ka tampon.

Ata kanë bërë një vetëkarantinim, ndërsa paniku i tyre është shtuar pas denoncimit për një tjetër rast në Durrës ku një grua e bllokuar pasi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

4 personat e familjes shprehen se kanë pasur kontakt me gruan që është prekur nga virusi dhe dyshojnë se u është transmetuar edhe atyre për këtë alarmi pas konfirmimit të zonjës është rritur tek ata.