Çfarë po ndodh te PSG, Mbappe kryen testin e koronavirusit

Nesër në mbrëmje, PSG përballet me Borusia Dortmund në Ligën e Kampioneve. Si shumë ndeshje edhe kjo do të luhet pa tifozë. Mirëpo sikur mos të mjaftonte kjo, trajneri i parisienëve, Thomas Tuchel ka marrë një lajm tronditës. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Kilian Mbappe me shumë gjasa do të mungojë në takimin e nesërm.

Përballë epidemisë së koronavirusit, e cila po përhapet në të gjithë botën, “L’Equipe” ka zbuluar se sulmuesi francez i është nënshtruar testeve , për të zbuluar nëse është mbartës i virusit.

Rezultatet pritet të dalin në mbrëmje ose nesër në mëngjes, por e përditshmja thotë se në bazë të elementëve të parë rezultati është negativ. Kjo është dhe ajo që shpresojnë te klubi i PSG-s, pasi në qoftë se do ishte pozitiv, do të kishte pasoja për të gjithë skuadrën.