VIDEO/ 10 të konfirmuar me Covid-19, nis dezinfektimi i pedonales në Fier

Shqipëria deri tani ka konfirmuar zyrtarisht 10 raste me Covid-19 (Coronavirus), ku pacienti zero sipas mjekëve është 28-vjeçari i ardhur nga Italia.

Ai ka infektuar babain 54 vjeç, e po ashtu edhe tre familjarë të tjerë, të gjithë nga Puka.

Duke u nisur nga situata në vend, edhe pse Fieri nuk ka asnjë rast, autoritetet lokale kanë nisur të dezinfektojnë pedonalen e qytetit.

Siç shihet në videon e mëposhtme, të siguruar nga SYRI.net, persona të pajisur me mjete dhe veshje mbrojtëse, kanë nisur dezinfektimin e zonës më të populluar në Fier, edhe pse për momentin pedonalja duket totalisht e boshatisur.