VIDEO/ Si e harxhon kohën Edi Rama? Lexoni disa statistika interesante

Kryeministri Edi Rama në këto 48 orët e fundit ka shpenzuar nga jeta e tij:

4 minuta për të rezervuar një biletë elektronike avioni Tiranë-Frankfurt-Singapor. 8 minuta për të promovuar procedurat elektronike në tatime, polici, etj. 6 minuta për t’u kthyer përgjigje elektronike komentuesve në Facebook.

2 minuta për të kryer pagesa në mënyrë elektronike me kartë krediti. 5 minuta për t’u regjistruar në sistemin elektronik TIMS të hyrjedaljeve në kufi.

7 minuta për të ndjekur online takimet e Bashës dhe Metës në Uashington. 9 minuta për të realizuar foto selfie elektronike dhe për t’i publikuar ato.

60 minuta për të mohuar premtimin e vet për votim elektronik të shqiptarëve.