Masa parandaluese/ Mbyllen shkollat në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi

Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të institucioneve parashkollore në të gjithë vendin, duke filluar nga e mërkura, si pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu, ndeshjet sportive do të luhen pa praninë e tifozëve, raporton VOA.

Në këtë vend janë regjistruar shtatë raste me virusin COVID 19, në mesin e tyre një mjeke që kishte vizituar Italinë. Të gjithë pacientët janë në gjendje të qëndrueshme, sipas autoriteteve.