", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/March/10/auto_auto_besian-780x43915813321221583859438.webp", "width": 780, "height": 439 } }

Ministri i LDK-së ia kthen tweet-in djalit të Trumpit

Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, sot gjatë dites ka kërkuar largimin e trupave amerikane nga Kosova.

Ai përmes një postimi në twitter thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova.

“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikanë në Kosovë. Është koha të sillen në shtëpi”, ka shkruar Trump Jr.

Ai këtë koment  e ka bërë bashkëngjitur me postimin e senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot shkroi se Amerika duhet ta rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë.

E Ministri i Bujqësisë nga radhët e  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ia ka kthyer tweet-in këtij të fundit duke i thënë se ato trupa amerikane janë tashmë në shtëpi në Kosovë

“Ato 650 trupa amerikane janë tashmë në shtëpi në Kosovë, pasi ne jemi përgjithmonë mirënjohës për partneritetin tonë Flamuri i Shteteve të Bashkuara Flamuri i Kosovës!”, shkruan Mustafa në twitter.