Flet zevëndesi i Kurtit/ Kosova përjetësisht Proamerikane

Zëvendëskryeiministri Haki Abazi ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të luaj më me fatin e Kosovës e as popullit të saj, raporton Syri.net Kosova.

Ai ka kërkuar nga Thaçi që ta bëjë publik planin që e ka diskutuar me vite, le ta garantoj njohjen,si dhe le ta garantoj paprekshmërinë e territorit dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Abazi në një postim në Facebook ka shkruar se Thaçi ka eksperimentuar me gjykatën speciale ( thikë pas shpine Amerikës) dhe ka rrëzuar qeveritë me LDK, me AAK dhe secilin partner që ka pasur.

“Kosova është proAmerikane, proEvropiane dhe demokratike dhe përgjithmonë do të mbetet e tillë!”, ka shkruar ai.