Juventus jep Douglas Costa për të marrë Rakitic nga Barcelona

Ivan Rakitic është një nga dëshirat e Juventusit në merkato dhe ndonëse dështuan ta marrin në janar, drejtuesit e klubit bardhezi po përgatisin ofensivën për verën ardhshme.

Kartoni i mesfushorit kroat vlerësohet rreth 30 milionë euro, ndërsa te Juventusi janë gati të përfshijnë në një marrëveshje shkëmbimi sulmuesin anësor brazilian, Douglas Costa, i cili nuk është një titullar fiks në formacionin e Sarrit.

Momentalisht ideja është për një shkëmbim kokë më kokë mes dy lojtarëve, por gjithçka do të varet nga dëshira e Barcelonës, që më tepër se anësorin brazilian, do të preferonte paratë, për të investuar në emra si Neymar e Lautaro, që janë prioritet i klubit.