Koronavirusi/ Austria ndalon hyrjen e personave nga Italia

Austria ka njoftuar një ndalim për personat që hyjnë në vend nga Italia, përveç atyre që mbajnë një certifikatë mjekësore, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Pasi qeveria italiane vendosi kufizime të udhëtimit në të gjithë vendin, kancelari Sebastian Kurz tha se austriakët që ktheheshin nga Italia do të duhej të izoloheshin për dy javë, raporton BBC.

Austria ka konfirmuar deri më tani 158 raste të koronavirusit.

Kancelari Kurz tha që numri ishte ende shumë i ulët por sëmundja ishte vdekjeprurëse.