ZYRTARE/ Gjermani – Itali, luhet me dyer të mbyllura

Pak çaste më parë është konfirmuar se miqësorja e luksit mes Gjermanis dhe Italisë, do të zhvillohet pa tifozë.

Ndeshja e planifikuar për t’u luajtur në Nurenberg më 31 mars, do të luhet më prezencën e spektatorëve, për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.

Lajmin e dha Federata Gjermane e Futbollit, e cila gjithashtu njoftoi se biletat e shitura deri më tani do të rimbursohen.