Rusia: SHBA krijoi Koronavirusin si armë biologjike kundër Kinës

Rusia ka nisur një fushatë lajmesh, sipas të cilave SHBA ka krijuar Koronavirusin në formën e një arme biologjike ndaj Kinës.

Një prej tyre, Channel 1, i financuar nga Rusia thotë se dhe emri koronavirus është një referencë e fshehtë për origjinën amerikane të epidemisë.

Ata sugjerojnë një lidhje të largët mes President Donald Trump që vendos ‘kurorat e bukurisë’ dhe emrit ‘corona’ (kurorë) për virusin.

Lajmet që shpërndahen në këto faqe thonë se Donald Trump e ka prodhuar virusin në kuadër të “luftës ekonomike kundër Kinës.”

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se Kremlini ka nisur disa qindra llogari në Facebook e Twitter për përhapjen e keqinformimit.

Ndërkohë, sekretari britanik për Evropën e Eurazinë, Philip Reeker, është shprehur se: “Duke përhapur dizinformacion, aktorët rusë përsëri po kërcënojnë sigurinë publike duke larguar vëmendjen nga kërcënimi global shëndetsor”.

Si pasojë e Koronavirusit, në botë deri tani numërohen 4088 viktima dhe 116,166 të prekur. /A.R, Syri.net

Harta Botërore me të gjitha rastet me Koronavirus në kohë reale:

https://www.corriere.it/speciale/esteri/2020/mappa-coronavirus/