E pranon Mustafa/ Marrëdhëniet me SHBA-në në një fazë shumë kritike

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të qartë edhe njëherë qëndrimin e partisë që ai drejton sa i përket tarifës ndaj Serbisë, shkruan Syri.net Kosova.

Mustafa ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike, andaj sipas tij s’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.

“Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky eshte qendrimi dhe zëri i LDK-së”, shkruan Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se është në komunikim me Grenellin, ndërkaq thotë se ka dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Washington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së.

“Do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të”, ka përfunduar Mustafa.