Detajet/ Makina merr flakë në lëvizje

Një automjet mësohet se është përfshirë nga flakët në orët e mesditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Delvinës, në aksin kombëtar në afërsi të fshatit Vane.

Mjeti i shkrumbuar tip “Mercedes-Benz” me targe AB627AE, sipas policisë ka marrë flakë në lëvizje.

Mjeti mësohet se është në lëvizje të shtetasit Kelment Lamaj.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe zjarrëfikësja, ndërkohë që është bërë e mundur shuarja e flakëve.