VIDEO/ Çfarë goli nga Jasir Asani, mesfushori tetovar i 'lë targën' kundërshtarëve me vrapimin e tij

Jasir Asani po përshtatet më së miri të skuadra e AIK në Suedi. Mesfushori tetovar ishte protagonist në fitoren e AIK 3-1 ndaj Kalmarit.

Asani arrit të shënonte golin e tretë për skuadrën e tij. Në minutën e 80’ ish-futbollisti i Partizanit me një shpejtësi të jashtëzakonshme la pas kundërshtarët e tij. Më pas, Asani nuk do e kishte aspak të vështirë për të fituar duelin me portierin kundërshtar, duke festuar kështu golin me fanellën e AIK-ut.