Vdes personi i gjashtë në Mbretërinë e Bashkuar nga koronavirusi

Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar nga shpërthimi i koronavirusit është rritur në gjashtë, thanë të martën zyrtarë britanikë të shëndetit.

Vdekja e fundit vjen pasi ministria e shëndetësisë tha që numri i njerëzve që kishin rezultuar pozitiv për virusin ishte rritur në 373 nga 321 që u raportuan dje, raporton Reuters.

Pacienti, i cili vdiq të hënën në mbrëmje, ishte duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm Watford, në veri të Londrës dhe kishte rezultuar pozitiv për COVID-19.

Ai ishte në fillim të viteve '80 dhe kishte probleme shëndetësore të mëparshme, thanë zyrtarët shëndetësorë.