‘Nuk do të gjuash në qendër’, Vardy tregon provokimin e Reinës në momentin e penalltis

Leicester City triumfuan me rezultatin 4-0 mbrëmjen e djeshme të Premier League, Aston Villan. “Dhelprat” nuk e diskutuan nw asnjë moment fitoren ndërsa mjaft vendimtar në këtë sfidë ishte edhe sulmuesi Jamie Vardy me dy gola të realizuar.

Një prej tyre 33-vjeçari e realizoi me anë të 11-metërshit. Ndërkohë, pas përfundimit të ndeshjes, Vardy ka zbuluar se portieri i Aston Villas, Reina kishte provuar ta shpërqendronte. Ish-gardiani i Milanit i është afruar sulmuesit duke i theksuar se e dinte që ai nuk do të gjuante në qendër të portës.

Një provokim të cilin spanjolli pretendonte ta kishte në favor duke qenë se do kishte më shumë mundësi për të shpëtuar portën. Por, pavarësisht atyre që Reina ka folur, Vardy nuk është shpërqendruar dhe në fund ka goditur pikërisht në mes të portës duke nxjerrë blof portierin. Kështu, këtë herë loja psikologjike e cila është e njohur para goditjes së penalltive, u fitua nga sulmuesi dhe jo nga portieri.