VIDEO/ Ambasada amerikane në Tiranë, mesazh shqiptarëve me rastin e përurimit të Presidentit të ri Trump

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një videomesazh vetëm pak para nisjes së ceremonisë së përurimit të Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump. 

Në këtë videomesazh, ambasadori Donald Lu posaçërisht falenderon shqiptarët që e kanë mirëpritur Presidentin Trump dhe e kanë përshëndetur me ngrohtësi duke sjellë në kujtesë, miqësinë më shumë se 25-vjeçare ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së, ndjenjat e thella që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve. "Ne presim që kjo marrëdhënie e jashtëzakonshme të vazhdojë edhe nën presidencën Trump", përfundon ambasadori Lu.