Rama i përgjigjet Bashës: Ka vetëm një palë maska të dëmshme ...

Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD-së së maskat e shpërndara janë të skaduara dhe rrezikojnë të përhapin koronavirusin.

Rama shkruan se ka vetëm një palë maska të dëmshme, që janë ata që kërkojnë pushtet.

Edi Rama në Twitter:

Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri: Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin, s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje, sherr, rrëmujë!

Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!