Koronavirusi/ Ndalohen takimet me familjarët për të burgosurit dhe të paraburgosurit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur që të pezullojë të gjitha takimet e familjarëve me të burgosurit dhe të paraburgosurit.

Vendimi ka ardhr në kuadër të masave kundër koronavirusit, ndërsa mësohet se gjatë periudhës së pezullimit, burgjet do të furnizojnë nga ana e tyre të burgosurit me ushqime dhe produkte të tjera të nevojshme.