", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/March/10/auto_Screen-Shot-2019-06-27-at-1.57.05-PM1583849462.png", "width": 900, "height": 502 } }

ZYRTARE/ Shkarkohet trajneri në Bundesligën gjermane

Martin Schmidt nuk do të jetë më trajneri i skuadrës së Augsburgut. Skuadra gjermane nuk e ka kapërdirë mirë humbjen në “Allianz Arena” ndaj Bajernit duke ndërprerë bashkëpunimin me Shmid.

Ausburgu ka shkarkuar nga detyra trajnerin e skuadrës, Martin Schmidt.

Skuadra gjermane nuk e ka kapërdirë mirë humbjen në “Allianz Arena” ndaj Bajernit duke ndërprerë bashkëpunimin me Schmidt.

Ky i fundit deklaroi pas ndeshjes me kampionët se skuadra e tij ishte e pafuqishme ndaj një kundërshtari si Bajerni. “Nuk mund të bësh më shumë këtu në Mynih ndaj një skuadre të tillë. Djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës, por kaq është mundësia jonë”, tha Shmid.