‘Kur isha i vogël gjyshja më thërriste corona’-Iriqi bisedon me Carlo Bolinon

Iriqi: - Na e solle dhe coronavirusin nga Italia.

Carlo: - Thoni faleminderit se është hera e parë që sjell diçka pa lekë. E besoj që ky  grip u vjen nga unë se kur isha i vogël gjyshja Corona me thërriste. Carlo nuk e thosh dot se i binin protezat te gërmat.

Iriqi: - Mendon se qeveria do ia dalë?

Carlo: - Lus zotin që mos ia dalë. Të dështojë që ditët e para.

Iriqi:- Pse?

Carlo: - Që të rritet buxheti për gripin. Kaq dua unë. Pastaj...

Iriqi: - Pastaj?

Carlo: - Pastaj ia shi nënën parave. Turrem dhe i përlaj për publicitet. Psh 100 mijë euro për larje.

Iriqi: - Larje parash?

Carlo: - Jo, larje duarsh.

Iriqi: - Do blesh 100 mijë euro sapun?

Carlo: - Hahaha, jo, jo. Spot si të lajmë duart. Marr gruan, e vendos te lavamani dhe ajo e bën me shkumë.

Iriqi: - Kë bën më shkumë?

Carlo: - Duar, mo, duart. Unë e filmoj, ajo ledhaton...

Iriqi: - Kë?

Carlo: - Po duart. Pastaj e ndaj nëpër televizione dhe kaq. Ja si fitohet paraja.

Iriqi: - Po bunkerin te ministria pse e ke marrë?

Carlo: - Po dhe ai pjell para.

Iriqi: - Si?

Carlo: - Me detyrim vijnë nxënësit dhe studentët.

Iriqi: - Ata s’kanë lekë.

Carlo: - Saktë. S’kanë ata, por ka buxheti. M’i jep ministria kokërr më kokërr. Edhe po mos erdhën nxënës unë i marr sikur ata kanë vizituar bunkerin.

Iriqi: - Sa nxënës e kanë vizituar deri tani?

Carlo: - Nja tre milionë.

Iriqi: - Vijnë edhe nga Kosova dhe Maqedonia?

Carlo: - Hahaha, jo, jo. Po çdo vit duhet ta shohin bunkerin. Unë kam dhjetë vite që e kam hapur. Pra 300 mijë nxënës x 10 herë= 3 milionë.

Iriqi: - E sa merr për kokë nxënësi?

Carlo: - Nuk e them se do të të bjerë të fikët.

Iriqi: - Në fakt jam çuditur që një italian si ty ka dhjetëra vite që rri në Tiranë e nuk shkon në Itali. Italia është ku e ku me Shqipërinë.

Carlo: - Unë nuk rrija një ditë në Albanistan po mos kisha njohur...

Iriqi: - E dimë, e dimë që vdes për gruan.

Carlo: - Po ç’grua, o Iriq?! Pa njohje me Ramën unë sot mbase do isha mafioz në Siçili apo do mblidhja mbeturina kazanëve. Rama më bëri njeri, afarist, të sigurt, të pasur. Edhe te dera e shtëpisë e kam shkruar: ‘Familja Bolino’ (Sipas Edi Ramës)

Iriqi: - Po Bolino ç’kuptim ka?

Carlo: - Rama e ka gjetur. Thuaj që je me origjinë nga Bolena e Vlorës.

Iriqi: - Pse?

Carlo: - Se ka ndërmend të më japë ca hektarë tokë andej. Me qira.

Iriqi: - Me sa?

Carlo: - Me 1 euro. Nuk e heqim këtë pagesë, më thotë. Se nesër do na kontrollojnë e dalim në rregull. Me letra unë jam kudo i saktë. Se vij nga zonë abuzimesh dhe korruptimesh. Nuk pranoj gjë falas...