Çdo shtet në Europë, me Covid-19 – Kontinenti has vështirësi në kontrollin e virusit

Çdo shtet në Bashkimin Europian ka tashmë raste të koronavirusit, me Qipron që konfirmoi 2 infeksionet e fundit ditën e Martë, sipas Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Europa po has vështirësi për të gjetur një përgjigje të bashkuar ndaj koronavirusit, ndërkohë që Italia është kthyer në vendin e parë demokratik që lajmëron karantinë në të gjithë kufijtë, që prej Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë që shtetet në të gjithë rajonin po aplikojnë masat e tyre për të ngadalësuar përhapjen e virusit tejet infektues, Austria deklaroi se do të bllokojë të gjithë udhëtuesit nga Italia, nëse nuk ofrojnë certifikata mjekësore. Studentët në Spanjë dhe Portugali, kanë qëndruar në shtëpi.  Air France anuloi mijëra fluturime dhe Irlanda anuloi festimet për ditën e Shën Patrikut.  Ndërkohë që njerëzit dhe bizneset po hasin vështirësi në punë, liderët Europian do të zhvillojnë më vonë gjatë Javës një thirrje emergjencë, për të reaguar ndaj virusit vdekjeprurës.   Në kufijtë e kthimit në një pandemi, virusi ka marrë mbi 520 jetë njerëzish në kontinent, ku shumica ndodhen në Itali.

Kryeministri Giuseppe Conte e quajti këtë “momentin më të zi” të vendit dhe i bëri thirrje italianëve që të qëndrojnë në shtëpi.  Komisionerja e Shëndetësisë e BE, Stella Kyriakides, tha se po përballemi me një situatë të jashtëzakonshme, duke shtuar se të gjithë 27 vendet e Bashkimit Europian, kanë raportuar raste të infeksionit. Në të gjithë botën, numri i personave të infektuar kaloi 113,000 dhe numri i vdekjeve kaloi 4,000. Ndërkohë që Kina, ku u shfaq virusi, po pëson ngadalësim të infeksionit, në Europë, nuk ka shenja të kontrollit të epidemisë. Kompanitë në kontinent po marrin masat e veta. Deutsche Bank lajmëroi në nisje të javës se po ndaj ekipet e bankingut të investimeve në Londër dhe Frankfurt, pasi një person në selinë në Frankfurt u testua pozitiv. Banko Santander i kërkoi aksionerëve që të punojnë nga shtëpia deri në takimin e 2 Prillit. /Scan/