Serie A rrezikon të mos mbyllet, çfarë do ndodhë me Euro 2020?

Situata është bërë më alarmante se kurrë në Europë pasi të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe jo vetëm janë prekur nga koronavirusi. Por çfarë do të ndodhë me Serie A, pas kësaj shtyrjeje të re deri në 3 prill, çfarë do të ndodhë me Kupat e Europës dhe çfarë do të ndodhë me Euro 2020.

Hipotezat janë të shumta ndërsa variantet janë disa. Sipas mediave italiane një opsion i favorshëm nëse gjithçka normalizohet në prill është që kampionati italian të luhet deri në qershor, më pas lojtarët të bëjnë disa javë pushime dhe në harkun e 20 ditëve në gusht të zhvillohet kampionati europian, me ligat kombëtare që do të nisnin në muajin shtator.

Nëse nuk ndodh kjo dhe vendoset që Euro 2020 të zhvillohet normalisht siç është në program në muajt qershor-korrik, atëherë Serie A do të përfundojë përpara kohe dhe nuk do të luhen të gjitha sfidat që janë në program në këtë sezon./ss